| Historiku i QS |
|
|
|
![]() ![]() ![]() Ne 16 Shator 1957, u inaugurua Universiteti i Tiranes. Deri ne vitin 1958 studentet kishin konviktet e tyre pranė institucioneve mėsimore pėrkatėse. QS u krijua pas ndėrtimit ne Sauk te sanatoriumit, qe beri te mundur zhvendosjen e te vjetrit dhe lėnien e hapėsirave pėr ketė qytet te ri. Ne atė kohe kishte vetėm 3-4 ndėrtesa, njė mense, njė biblioteke qe po ndėrtohej dhe shume ferra ne pjerrtėsinė e kodrave. Ne vitin 1968 filluan ndėrtimet e para dhe u be elektrifikimi i QS. Kėshtu godinave 18, 13, 6,5,4 si dhe godinės se policisė (ish-komanda ushtarake) ju shtuan pėrkatėsisht godinat 16,17,1,2,3,dhe 15. Lėvizjet e viteve 1968-1970 sollėn ndryshime edhe nė QS. Ne vitin 1978 behet inaugurimi i Kinoklubit Studenti qe do te kthehej ne qender te zhvillimit te aktiviteteve te kėtij institucioni. Aty kishte nje salle kinemaje, disa salla konferencash, biblioteke, salle lojėrash me dore si dhe salle studimi. Asokohe, brenda neper godina kishte salla studimi, salla televizori, altoparlantė, dhoma hekurosjeje dhe dushe kolektive. QS kishte dy mensa, tė cilave iu shtua edhe njė e trete. Vitet 1980-1990 shėnojnė njė zgjerim te QS si rezultat i shtimit te numrit te studenteve. Tashme numeroheshin shtate fakultete. Me rritjen e numrit te studenteve lindi nevoja e shtimit te godinave, rritjes se kujdesit edhe pėr mjedisin e jashtem, duke shtuar siperfaqet e gjelbėrta. U mbollėn palma dhe peme dekorative te cilat ia ndryshuan pamjen QS. Viti 1987 ishte viti i pėrfundimit tė te godinave: 7-8, 9-10, 11-12, 20-21, 22-23, 24-25, 26-27, 28-29 te cilat u ngritėn me kontributin vullnetar te rretheve. Kėto godina plotėsuan kėrkesat e studenteve pėr strehim dhe krijuan kushte me komode pėr ta. Ne vitin 1987 QS largoi nga gjiri i tij studente te inxhinierisė se ndėrtimit, te mjedisit dhe te arkitekturės te cilėt u akomoduan ne tre godinat e reja pranė fakultetit te tyre. Edhe studentet e fakultetit te mjekėsisė u akomoduan pranė godinave te vendosura afėr fakultetit pėrkatės. Ne vitin 1990 QS u pėrfshi nga lėvizja pėr demokraci e cila kishte pėrfshirė tere vendin tone. Sheshit qendror qeu pagezua me emrin Sheshi Demokracia, u be tribune e lėvizjes. Godina 15 u be shtėpi iniciatore pėr demokraci, bashke me godinen e kinoklubit, ku studentet u futen ne grevėn e pare te urisė, nėpėrmjet se cilės u realizuan kėrkesat e tyre. Viti 1997 solli probleme, por pas kėtij QS filloi te rimarre veten, te vendose rendin, qetėsinė dhe te marre fryme serish. Ne vitet 200-2005 QS krijoi njė fizionomi te re. Shume godina iu nėnshtruan rikonstruksioneve duke ndėrruar dyer, dritare si dhe mobilimin e brendshėm. Ambienti i gjelbėr ėshtė i pranishėm kudo, janė shtuar 2 lulishte te reja, 2 shatėrvanė ne sheshe qendrore si dhe rruge te asfaltuara. Numri i studenteve tashme ka arritur ne 7000. Gjithashtu kemi njė biblioteke te re me njė kapacitet prej 200 vendesh, me njė fond qe po pasurohet, salle interneti, salle periodiku. Neper bujtinat e studenteve janė ngritur mbi 128 kabina dushi si dhe salla leximi, lavanteri bashkėkohore si dhe njė Mediateke e re. Gjithcka u vjen ne ndihme studenteve dhe u krijon kushte komode ne arsimim, edukim, fjetje. |